Lautaro kritikon “Topin e Artë”, argjentinasi i zhgënjyer me vlerësimin

31 Tetor 2024 | 14:38

Martinez realizoi 24 gola me Interin dhe ishte heroi i Argjentinës në Kupën e Amerikës, por në ceremoninë e Topit të Artë u rendit i shtati, një vendim që nuk i ka pëlqyer sulmuesit. 27-vjeçari është rikthyer të flasë për eventin e zhvilluar pak ditë më parë, duke pohuar se meritonte më tepër për atë që ka dhënë për zikaltrit, si dhe për kombëtaren e tij, duke qenë një ndër lojtarët kyç.

“Sinqerisht, prisja më shumë se vendi i shtatë për ‘Topin e Artë’, nisur nga puna e bërë me Interin dhe Argjentinën. Megjithatë, ndonjëherë këto çmime nuk jepen në mënyrën e duhur,” u shpreh Lautaro Martinez pas ndeshjes së mesjavës ndaj Empolit, e fituar nga zikaltrit 0-3.

Lautaro, që prej vitit 2018 është pjesë e Interit në kampionatin Italian, ka shënuar më tepër se 100 gola dhe ka fituar trofe. Sezoni i fundit ishte ndër më të mirët në karrierë, ndërsa në garën për Topin e Artë u parakaluar nga lojtarë si Mbappé, Haaland, Carvajal, Bellingham, Vini Jr dhe fituesi i trofeut, Rodri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026