Man City eliminohet nga Kupa, avancojnë më tej Arsenal e Liverpool

31 Tetor 2024 | 10:18

Carbao Cup ka njohur të mërkurën 8 skuadrat çerekfinaliste të garës, të cilat do të luftojnë deri në fund për fitimin e trofeut.

Rezultatet ishin deri diku surprizë, e një prej tyre eliminimi i kampionëve të Premier League, Manchester City. Këta të fundit u përballën me Tottenhamin, i cili u duk tejet i motivuar, duke rrëmbyer fitoren 2-1 në shtëpi. Werner e Sarr shënuan për londinezët, ndërsa për miqtë Nunes.

Me shumë ndryshime në formacion, Liverpool ia doli të kalojë më tej, duke mposhtur Brightonin 2-3. Heroi i të kuqve ishte Gakpo me një dopietë, e pas tij Diaz, teksa për vendësit realizuan Adingra e Lamptey. Djajtë e kuq shkëlqyen në ndeshjen e parë nën drejtimin e Van Nistelrooy, me fitoren 5-2 në kupë ndaj Leicester, ku 4 prej golave erdhën që në fraksionin e parë. Ylli i mbrëmjes ishte Garnacho, teksa paraqitje pozitive u panë dhe nga Casemiro e Fernandes.

Surprizë ishte eliminimi i Chelseas në duelin me Newcastle, por Arsenali në anën tjetër likujdoi Prestonin. Në çerekfinale, dueli më interesant pritet të jetë ai mes Tottenham e Manchester United më 17 dhjetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026