U arrestuan në protestën e opozitës, Gjykata e Elbasanit jep masat për 3 personat

31 Tetor 2024 | 18:07

Detyrim paraqitje vendosi Gjykata e Elbasanit për tre protestuesit e opozitës të arrestuar nga policia mbrëmjen e së martës.

Tre  opozitarët Edi Pojani,Hamza Lamçja dhe Arben Pjetri ranë në pranga për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjyqtarja e Elbasanit Yrfet Shkreli la në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Gjergji Ceka.

Në seancën e cila u zhvillua me dyer të mbyllura jashtë u vu re pjesmarrja e lartë e efektivëve të policisë dhe eksponentëve të Partisë Demokratike në Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026