Ekspozita “Letra nga ferri’, dëshmitë e terrorit, torturës në birucat e regjimit
Të vërtetat historike dhe dëshmitë e të burgosurve politikë gjatë kohës së komunizmit janë publikuar për herë të parë.
“Letra nga Ferri” titullohet ekspozita multimediale e çelur në mjediset e Piramidës, që sjell para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare, dhunën dhe terrorin e burgjeve politike gjatë regjimit komunist.
Ekspozita e sotme është një rast i veçantë. Instituti e ka në objektiv kryesor njohjen e regjimit komunist përmes dëshmitarëve të vuajtjes së tij. Në dokumentet zyrtare mungon elementi më tipik që ishte dhuna”,-tha Çelo Hoxha, drejtor i Institutit për Krimet e Komunizmit.
“Letra nga Ferri” është një ekspozitë historiko-dokumentare, ku prezantohen letra autentike të përzgjedhura, si dhe letra origjinale që janë pjesë e fondit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
“Njëri grup letrash janë marrë nga arkivi të cilat janë letra ankimuese ose denoncuese ndaj regjimit. Janë letra proteste. Aty flitet për vuajtjet e njerëzve në burgje. E dyta janë letrat që instituti ka një pjesë në koleksionin e tij. Disa i drejtohen dhe familjarëve ku paraqitet ana emocionale e të burgosurve. Kjo ekspozitë sjellë për herë të parë dëshmi gjatë vuajtjes së dënimit”,-tha Ergys Mërtiri, kurator i ekspozitës
Në qendër të kësaj ekspozitë janë fjalët e të burgosurve, dëshmi të shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe mizoritë. Përmes projektimi audio-vizual, vizitorët do të përjetojnë tingujt e dyerve të qelive, zinxhirët, hapat e rojeve të torturës, ndërsa arti i shkrimit vjen si një formë rezistence.
“Letrat tregojnë atë realitet krejt tjetër nga ajo që regjimi ishte asokohe. Në letra kuptohet qartësisht që vetëm dinjiteti njerëzor aty nuk funksionon. Ne sollëm vetëm një pjesë të letrave, sepse ferri që ka kaluar shoqëria shqiptare është aq i madh sa duhen ditë të tëra për të treguar të jetoje në atë kohë”,-tha Agim Baçi, analist.
Për herë të parë u ekspozuan dy letrat origjinale të Zef Zorbës drejtuar nënës së tij. Janë me mijëra letra të shkruara nga të dënuarit politikë, që kalojnë shifrën e 3 mijë faqeve arkivore.
Projektimi audio-vizual me fotografi të burgjeve, qelive, si dhe imazhe të letrave te shkruara të vendosura në sipërfaqe të ndryshme të mureve në hapësirën e dedikuar për ekspozitën e bëjnë më të prekshme ndjesinë e këtyre të burgosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq