Shkodranët “ngujohen” në shtëpi, asnjë qytetar për homazhet e 3 viktimave…

31 Tetor 2024 | 19:21

Masakra me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur e ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër, 2 prej të cilëve qytetarë të rastësishëm që nuk kishin lidhje me atentati ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin dhe veçanërisht në kryeqendrën e veriut.

Mbrëmjen e së premtes ishte njoftuar mbajtja e homazheve për viktimat ku u ftua qytetarët të bëheshin pjesë, por veç gazetarëve që kishin shkuar për të raportuar, asnjë shkodran nuk u bashkua.

Gazetari Teodor Gjerga raporti në emisioni People në Euronews Albania se në sheshin para bashkisë nuk kishte asnjë qytetar, veç mediave.

“Ndoshta për mënyrën e organizimit që nuk u shtri në diçka konkrete, veç një posteri të shpërndarë në rrjetet sociale. Nëse më lejon të ndaj mendimin tim ndoshta është diçka normale, ndoshta është shumë herët për të organizuar një gjë të tillë pasi fillimisht duhet të flasë policia, drejtësia, të bëhen të gjitha veprimet. Kryefjalë e ditës së sotme në Shkodër ka qenë një qytet i zymtë, pa zhurmë, pa lëvizje, qyteti i Shkodrës nuk është zgjuar normalisht ditën e sotme, në çdo tavolinë është diskutuar ajo që ndodhi”, tha gazetari Gjerga.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026