Shkaktuan aksidentin me vdekjen e 8-vjeçarit në Peqin, arrestohen 2 shoferët

31 Tetor 2024 | 21:04

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 shoferët që shkaktua aksidentin me pasojë vdekjen e një 8-vjeçari pasditen e së enjtes në Peqin, në fshatin Pajojë.

Në pranga u vunë shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

8-vjeçari u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf që drejtohej nga shtetasi M.S, 46 vjeç, ndërsa automjeti tjetër tip Audi drejtohej nga Mikel Petriti, 39 vjeç.

Viktima është identifikuar si Enjo Tabaku. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026