Vodhën një automjet në Yzberisht, arrestohen 3 shtetas, procedohet një tjetër
Policia ka arrestuar 3 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se këta kanë vjedhur një automjet në Yzberisht.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 09.10.2024, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht.
Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut