Fushata hyn në fazën kulmore, Trump dhe Harris të bindur për fitore në zgjedhje
Si Donald Trump edhe Kamala Harris kanë bërë fushatë në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke u ndalur në Arizona dhe Nevada.
Kandidati republikan shoqërohej nga figura e njohur ekstremiste televizive Taker Karlson dhe deklaroi se ishte përpara në sondazhe. Ai u shpreh gjithashtu i bindur për fitore.
“Mendoj se do të jetë një nga fitoret më të mëdha të të gjitha kohërave. Do të jetë një eksperiencë fantastike. Do t’ia kalojmë shumë mirë”, tha Trump.
Prania e Tramp në Glendejl erdhi pas ndalesave në Nju Meksiko dhe Nevada, ku u paraqitën mijëra mbështetës.
Ndërkohë, kandidatja demokrate Kamala Harris e zhvendosi fushatën në Las Vegas në orët e para të së premtes. Ajo u bëri thirrje të pranishmëve që ta votojnë në zgjedhjet e së martës, si një votë pro së drejtës për abortin.
“Kemi punë për të bërë, por neve na pëlqen puna. Puna e fortë është punë që sjell gëzim. Dhe të jeni të sigurt, ne do të fitojmë, do të fitojmë dhe do të fitojmë”, u shpreh Harris.
Më herët, Harris prezantoi këngëtaren amerikane nga Porto Riko, Jennifer Lopez, e cila mblodhi votuesit në mbështetje të zëvendës presidentes.
“Unë jam aktore dhe këngëtare dhe më pëlqejnë filmat e Hollivudit. Më pëlqen kur i miri, ose në këtë rast e mira, fiton”, tha Jennifer Lopez, aktore dhe këngëtare.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen të martën më 5 nëntor. Deri më 31 tetor, mbi 65 milionë persona kanë hedhur votën e tyre në kuti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat