Dogjën dy makinave kundrejt pagesës, arrestohen 2 vëllezërit. Në kërkim porositësi
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar dy të rinj, të dyshuar si autorë të zjarrvënies së dy automjeteve në qytet, ndërkohë që është shpallur në kërkim porositësi i ngjarjes. Në kuadër të operacionit të koduar “Porositësi,” të organizuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja,” u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç, të cilët dyshohen se kanë kryer aktin kundrejt pagesës.
Policia ka shpallur në kërkim dhe po vijon përpjekjet për kapjen e shtetasit Gj. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet të jetë porositësi i djegies së automjeteve, të cilat ishin në pronësi të shtetasit S. H. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale veshjet dhe biçikletën e përdorur për zjarrvënie, një armë zjarri automatike, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kanabis, dhe 18 aparate celularë.
Materialet e hetimit janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje