“Kam frikë të dal”, qytetarja nga marshimi për masakrën në Dobraç: Vranë djem nënash

2 Nëntor 2024 | 12:31
Pas atentatit tragjik në Shkodër, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë, opozita ka thirrur një marshim këtë të shtunë në orën 12:00 për të nderuar viktimat.
Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës për një marshim solidariteti kundër kriminalitetit.

Në këtë ngjarje, humbën jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë në spital, dhe Flutura Basha, një kalimtare, ndërsa Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës, mbeti i plagosur.

Një qytetare, që ndodhej në protestë, shprehu zemërimin e saj kundrejt mosreagimit të qeverisë lidhur me ngjarjen në fjalë,ngriti shqetësime të mëdha për sigurinë në qytet dhe bëri thirrje për veprim nga autoritetet.

“Isha në varreza, nuk më rruhej në shtëpi. Janë djem nënash, ndërsa policia bën sehir. Në vend që të ndihmojnë, ata dalin të vendosin gjoba. Akoma nuk janë gjetur autorët, në mes të Shkodrës, në pedonale. Ju s’keni siguri të pini një kafe, as unë, iku kjo punë. Familjeve më të mira në Shkodër u ka ndodhur ky rrezik. Nesër na ndodh të gjithëve. Ku është shteti, se po kërcet pushka. Ai Rama të hajë kokën e vet, mashtrusi numër një është”, tha qytetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026