Restaurohet pas 4 dekadash në harresë, mbyllet Muzeu Etnografik i Elbasanit

2 Nëntor 2024 | 16:55

Muzeu Etnografik i Elbasanit do të mbyllet për një periudhë prej 4 -6 muaj. Mbyllja e shtëpisë karakteristike elbasanase bëhet pasi në të do të kryhen punime të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë, dyerve, dritareve etj.

Drejtori i këtij institucioni tregon se nga ndërtimi i muzeut në vitin 1986, ky është rikonstruksioni më i plotë që pëson muzeu.

“Është një restaurim i rëndësishëm, nis nga gjërat më imediate nga problematikat me të medha që ky muze kishte. Siç është çatia apo meremetimet të dritareve, të gjithë fasadës apo dhe të dyshemesë që është e gjitha në dru. Punimet do të zgjasin rreth 6 muaj, shpresojmë që ne te kapim afatet dhe ta rihapim sa me shpejt”, tha Klinton Kapaj, drejtor i muzeut.

Shtëpia është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I në 15 janar 1963, duke u dalluar për arkitekturën e veçantë dhe ndër më të bukurat në llojin e vet në trevën e Elbasanit, duke terhequr edhe vemendjen e turisteve.

“Është një fond i Bashkisë Elbasan dhe një ndërhyrje imediate për të gjitha problematikat që ky muze kishte. Kjo është një pikë e rëndësishme ndalese në qytetin e Elbasanit. Këtu gjejnë qytetin, traditën, gjejnë një pjesë të mirë të Elbasanit, ajo çka qenë  nga jetesa e këtij qyteti”, u shpreh Kapaj.

Restaurimi i Muzeut Etnografik shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Elbasanit. Ndërhyrjet të tilla jo vetëm që sigurojnë mbrojtjen e monumenteve historike, por edhe kontribuojnë në zhvillimin e turizmit kulturor dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat e trashëgimisë së qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026