30 vjet emigrant në Greqi, lezhjani: Rama na riktheu shpresën, do kthehem në atdhe
Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi pyeti një nga emigrantët shqiptarë në Selanik për arsyet e pjesëmarrjes së tij në këtë takim me kryeministrin.
Pjetër Trasha, nga Lezha i cili prej 30 vitesh jeton si emigrant në Greqi tha se pas kaq vitesh në emigrim ka menduar të kthehet në atdhe, pasi “Rama i ka rikthyer shpresën”.
“Rama na ka ngjallur shpresat me punën që po bën, me përpjekjet ndërkombëtare po ja rrit vlerat dhe nderin shtetit shqiptar. Rama bashkë me ata që i shkojnë mbrapa po përpiqet të sjellë shtetin në Shqipëri, të gjitha janë, vetëm shteti mungon. Unë pak a shumë jam i rikthyer. Nëse do takoja Ramën do i thosha të bënte shtet, të gjitha janë në Shqipëri”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)