Turi i diasporës, Rama sot takim me shqiptarët në Selanik
Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.
Mësohet se këngëtari që do të performojë në takimin e Ramës me shqiptarët e Selanikut do të jetë Noizy.
Vizita e Ramës në Greqi nuk është mirëpritur nga ekstremistët grekë të cilët kishin lajmëruar një protestë në vendin kur Rama pritet të mbajë takimin. Një natë më parë ata janë tërhequr nga ky vendim.
Burime pranë policisë greke bëjnë me dije se nga ana greke janë vendosur në gatishmëri afër hotelit ku do të mbahet takimi rreth 300 policë grekë dhe 200 agjentë, ndërkohë që ditën e sotme ka mbërritur dhe garda e Republikës së Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës