Kontroll për zgjeben në shkolla, mjeku: Nuk kemi asnjë rast në Tiranë
Alarmi se zgjebja është përhapur në disa fëmijë të moshës shkollore në Pogradec, ka çuar në shtimin e kontrolleve në shkollat e kryeqytetit. Mjeku Dritan Ali, në një intervistë për Euronews konfirmon se Tirana ka 0 raste me zgjebe në shkolla.
“Së fundi kemi bërë një kontroll në shkollat e Tiranës që mbulohen nga shërbimi shëndetësor dhe nuk na rezulton asnjë rast me zgjebe. Duhet thënë se ndër vite raste me zgjebe ka, ka patur por nuk është situata për të ngjallur panik”,-tha mjeku Dritan Ali.
Por çfarë është zgjebja, dhe si shfaqet ajo?
“Zgjebja është parazit i lëkurës që përhapet nga kontakti i afërt dhe i zgjatur ndërmjet njerëzve por dhe nga teshat që shkëmbejnë dhe shtresat e shtratit, ndaj nëse në familje ka një rast janë të rrezikuar të gjithë. Shenja e parë që dallon është e kruajtura kryesisht natën, sigurisht në indet e buta në lëkurë, kryesisht sqetulla, kyçe, dhe kjo është një shenjë që duhet të na vërë në alarm për ndoshta praninë e zgjebes”,-tha mjeku.
Si për çdo parazit tjetër edhe për zgjeben ka mjekim.
“Përdoren kremra ose locione, që duhen zbatuar këshillat e dermatologut lyhet gjithë trupi qëndron 8 deri në12 orë pa u larë, zakonisht 1 trajtim është i mjaftueshëm”,-tha mjeku.
Çerdhet, kopshte apo azilet sipas mjekut janë më të rrezikuara nga përhapja e zgjebes, e cila nuk njeh as kohë as moshë në përhapjen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)