“Nafija, zbaton urdhërat e Sillos”| Spiropali përplaset me Nokën: Më kishe munguar

7 Nëntor 2024 | 11:55

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u përplas me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje.

Duke iu drejtuar Spiropalit me epitetin “Nafije” nga filmi ‘Gjuetia e fundit’, Noka tha se kryeparlamentarja zbaton urdhrat e kryeministrit Rama dhe jo rregulloren e Kuvendit.

Demokrati shtoi se rikthimi i PD-së në punën parlamentare nuk nënkupton një ulje dore me socialistët, por përfaqëson vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për buxhetin.

“Nuk pranoj asnjë këshillë nga hajdutët. Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindësit këtu, bindesh se ka vetëm një rrugë për t’u marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile për t’u kërryer si sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare, sekti i rilindjes. Dëgjojmë se flasin me gjuhë bolshevike dhe shfryjnë mllef kundër opozitës edhe sot këtu. Nuk po flas për atë zonjën atje, që ka marrë rolin e Nafijes te filmi ‘Gjuetia e fundit’. Silloja përcaktonte politikat, kurse Nafija zbatonte urdhrat, nuk kishte as të drejtë të mendonte. Kjo është katandisja ku e keni çuar Kuvendin. Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë që ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë. Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur. Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike. Çfarë po bën kjo Nafija këtu? Sa u ul në atë karrige, akti i parë që bëri është shpallja e luftës ndaj opozitës. Se ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë. Ju ëndërroni të keni një vend që të jetë monizëm i plotë se sulltani juaj nuk duron dot të ketë kundërshtarë. Sulltani do skllevër, do raja, ja kështu i do, do një tufë me pengje këtu me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë dhe i vjedh. A mund ta pranojmë këtë ne? Jo, jo”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeparlamentarja iu përgjigj me ironi, duke thënë se deputeti demokrat i kishte munguar gjatë punimeve të seancave plenare.

“Flamur, më kishe munguar në këtë foltore. Keni bërë shumë mirë që keni marrë këtë vendim për t’u rikthyer. Keni bërë mirë që folët në foltore. Por kurseji ato metaforat se nuk i shkojnë një burri, se po të ishin më moderne do ishte më mirë. Sa herë të kërkoni fjalën në foltore, do ta merrni. Nuk kam ndërmend t’ju ndërpres ju kur bëni gabim”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026