Ai akuzoi disa udhëheqës evropianë, pa përmendur ndonjë me emër, se “fuqishëm” po e shtyjnë Ukrainën “të bëjë koncesione” me Putini, diçka që, sipas udhëheqësit ukrainas, do të inkurajonte edhe më shumë agresion.
“Na duhen më shumë armë, jo mbështetje në bisedime. Përqafimet me Putinin nuk do të ndihmojnë. Disa prej jush e keni përqafuar atë që 20 vjet dhe gjërat vetëm po përkeqësohen”, tha Zelensky gjatë samitit, sipas fjalimit të siguruar nga AFP-ja.
Mikpritës i samitit është kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili vazhdimisht ka kundërshtuar mbështetjen perëndimore për Kievin.
Zelensky po ashtu i kërkoi Evropës që të mbajë raportet e forta që ka me SHBA-në, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Trump ka kritikuar vazhdimisht ndihmën amerikane për Ukrainën dhe ka deklaruar se do t’i japë fund luftës – që Rusia nis kundër Ukrainës më 2022 – brenda orësh, pasi të marrë detyrën.