Berisha: PD do ti kërkojë Komisionit të Venecias rishqyrtim të reformës në drejtësi

7 Nëntor 2024 | 21:36

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit 2023 dodhet në arrest shtëpie, ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte në “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania ku ka komentur impaktin që mund të ketë zgjehdja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ndër të tjera, Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtohë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026