Makina i përplasi vëllain, flet e motra: I morën jetën padrejtësisht anës rrugës

8 Nëntor 2024 | 18:00

Banorët e fshatit Pajovë në Peqin organizuan sot një protestë sensibilizuese pas vdekjes tragjike në aksident të 8-vjeçarit Enio Tabaku disa ditë më parë.

Në një lidhje direkte për emisionin “People” në Euronews Albania kishim një intervistë me motrën e vogëlushit 8-vjeçar e cila u shpreh se atij ju mor padrejtësisht jeta.

“Jeta vëllait tim u mor padrejtësisht se ai ishte anash rrugës ndërkohë një makinë me 15 km në orë erdhi dhe e goditi, kjo nuk është e drejtë. Unë dua që makinat ta ulin shpejtësinë pasi ecin shumë shpejt. Për mua Enio ishte jo vetëm vëlla, por shumë më shumë. E kam dashur shumë Enion, me gjithë shpirt dhe unë dhe motra tjetër.

Apeli i saj ishte që në rrugë të vendosen bordura dhe të ndalohet urgjentisht lëvizja e makina me shpejtësi.

“Sot ndërroi jetë vëllai im, por nesër pasnesër mund të ndërroj jetë dikush tjetër, kam frikë për të gjithë fëmijët”,-tha ajo.

Gjithashtu ajo ishte me një pankartë në dorë ku mesazhi ishte që ti mbroni ata të cilët nuk mundën të mbrojnë veten.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026