Vrasja e efektivit në Lazarat, Gjykata e Lartë jep vendimin për Ruhan Hiraj

9 Nëntor 2024 | 10:59

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Ruhan Hiraj, pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i njohur si “Grupi i Zjarrit.” Hiraj është dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur 9 vite më parë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni nuk pranoi kërkesën e Hirajt për rishikimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 18 shkurt 2021.

Në qershor të vitit 2015 në Lazarat mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, si dhe u plagosën dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Në mesnatën e 24 qershorit të atij viti, disa grupe policie u përballën me një automjet tip Benz në Lazarat, i cili ishte i mbushur me lëndë narkotike dhe një arsenal armësh.

Automjeti drejtohej nga Xhulio Malo, i cili u kap nga policia, por pas këtij momenti u dëgjuan breshëri plumbash nga një distancë e largët. Një prej plumbave goditi eskortën e policisë, duke qëlluar efektivin Basha në kokë, gjë që i shkaktoi vdekjen, ndërsa copëzat e plumbit plagosën dy të tjerë.

Për këtë ngjarje, policia listoi 21 persona të dyshuar, ndërsa prokuroria çoi për gjykim vetëm 11 prej tyre. Pas kalimit të çështjes në të dyja shkallët e gjyqësorit, dy të akuzuar morën dënim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan në total me 148 vite burg.

Ruhan Hiraj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik me dhunë,” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” “Prodhimi i armëve luftarake,” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal,” si dhe “Pjesëmarrja në bandën e armatosur.” Hiraj u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte larguar pas ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026