Ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa punonte, 56-vjeçari humb jetën në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë. Një 56-vjeçar ka humbur jetën në spital pasi teksa punonte ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia personi me inicialet H.D, ishte punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogjën makinën
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogjën makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)