“E kemi bllokuar…” Zbardhen bisedat e Çyrbjas në SkyEcc, çfarë fshihet në mesazhe

9 Nëntor 2024 | 21:57

Detaje të reja kanë dalë për çështjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Disa nga këto komunikime të dala nga dosja hetimore u komentuan këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania.

Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës.

Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota.

Biseda me Besmir Huqin.

“Na kanë qit në kërkim, kanë kap Erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.

“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.

“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir. Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.

Komunikimi Çyrbja-Besnik Budlla

02.12.2020

Cyrbja: “Vetem shin shik-un mos ka njeri verdall”,

29.12.2020

Budlla: Si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm pun s’kemi kërkim jemi… po më thonë çunat është rrethu zona, pyte pak, ka nai gjci se un leviza nga zona. Jam peralt ki ai me gur. Ke parasysh, ki Kasteli”. Cyrbja: “po e di, nje mim”.

Budlla: “Ik takoje pak, shif si isht puna. nse po sillen ne zon. jan civil, katër pesë makin, xs dhe dy tre makina”.

Cyrbja: “Ça ngjyre është x5 gri? se durrsi nuk është”.

Budlla: “Kan mor vllain e vogël vlla. tani, se di pse. pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu”.

Budlla: “Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”

Bisedat e Çyrbjas me Altin Hajrin

22.02.2021

Hajri: “…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri zonat tona janë për “j” (jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha mond ç. gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr xhavzotën e kena blindu Gjepalen po Shijak…”.

01.03.2021

Hajri: “…po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. çekiçi është ok…”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026