Shpërthim me tritol në derën e banesës në Shkodër
Në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, në derën e banesës së shtetasit Ardian Fjerza, është hedhur lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga persona ende të paidentifikuar.
Për fat të mirë, nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk ka lëndime fizike për asnjë person.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak i policisë:
Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut