Vidhnin biçikleta në qytet, arrestohen 2 persona në Elbasan
Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi gjatë muajit nëntor dyshohet se vodhën disa biçikleta në qytet.
Të dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Njëri prej të arrestuarve u kap në flagrancë duke shitur një nga biçikletat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
“Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, M. T., 38 vjeç dhe L. Xh., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, për vjedhjen e biçikletave gjatë muajit nëntor. Sipas hetimeve, dyshohen se janë autorë të tre vjedhjeve të biçikletave në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veprat penale përfshijnë:
Më 7 nëntor 2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku ata dyshohet se vodhën biçikletën e shtetasit S. T., 42 vjeç.
Më 6 nëntor 2024, në lagjen “Dyli Haxhire”, ku dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e shtetases F. P., 38 vjeçe.
Më 5 nëntor 2024, në lagjen “Kongresi”, ku dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E. K., 58 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë