U mor i pandehur dy javë më parë, kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK

11 Nëntor 2024 | 10:20

Dy javë pas marrjes si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), kryetari socialist i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e prokurorisë i shoqëruar nga avokati i tij. Duro përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të ngritur nga SPAK pas licencimit të një biznesi karburanti, i cili, sipas akuzave, rezulton të jetë ndërtuar pa leje ndërtimi.

SPAK ka nisur hetimet mbi kryebashkiakun e Devollit pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt tjetër, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të licencimit të karburantit.

Në lidhje me këtë çështje, Duro, në një reagim zyrtar, u shpreh se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

“Në lidhje me lajmin e dalë, Eduard Duro shprehet: Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit ‘Genci Petrol’. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie,” deklaroi Duro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026