Mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PS, zbardhen diskutimet
Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas socialistëve në mbledhje u trajtuan çështje kyçe që lidhen me angazhimin e deputetëve në aktivitetet parlamentare.
Takimi vuri theksin mbi rolin aktiv të deputetëve në komisionet parlamentare dhe përgatitjet për seancat e ardhshme plenare.
Sipas grupit të PS, në fokus të diskutimeve ishte procesi i miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllimin që buxheti të shqyrtohet me kujdes dhe të miratohet në kohë për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.
Drejtuesit e grupit parlamentar theksuan rëndësinë e përfshirjes së çdo deputeti në këtë proces, duke e konsideruar buxhetin një çështje prioritare që kërkon angazhim të plotë nga ana e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut