Barcelona pëson humbjen e dytë në La Liga, diferanca nga Reali i Madridit

11 Nëntor 2024 | 12:41

Katalanasit u mposhtën minimalisht nga Sociedad, ndërsa triumfoi Atletico. Pas 7 fitoreve radhazi në kampionat dhe Champions League, Barcelona ka hedhur një hap fals, duke u mposhtur në transfertën e Sociedadit. Të besuarit e Hansi Flick u ndëshkuan nga një gol i Becker në minutën e 33’, teksa më herët iu anullua një gol nga Leëandoëskin, i cili ishte në pozicion të parregullt. Fraksioni i dytë tregoi miqtë më kërkues, por ata e patën të pamundur të reagojnë, duke pësuar kështu humbjen e dytë sezonale në La Liga.

Pavarësisht këtij rezultati, katalanasit qëndrojnë në krye të klasifikimit, 6 pikë para Realit të vendit të dytë. Të dielën fitore regjistruan Atletico e Madridit dhe Girona. El Colchoneros u mjaftuan me një gol të Alvarez në transfertën e Majorkas, në një lojë të luajtur më mirë nga kundërshtari. Kjo ishte fitorja e tretë për Atleticon në 5 javët e fundit, ndërsa ata renditen në vendin e tretë me 26 pikë.

Girona po ashtu mori një fitore me shumë vlerë ndaj Getafes, ku vendosi goli i Herrerës në fundin e fraksionit të parë. Sa i përket dueleve Betis-Celta Vigo dhe Valladolid-Bilbao, nuk pati fitues, përkatësisht 2-2 dhe 1-1.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026