Onkologjiku| GJKKO lehtëson masën për mjekun Edmond Gashi, SPAK pritet të ankimojë
GJKKO zëvendëson masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi.
Ai është liruar me garanci pasurore 2 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.
Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.
Prokuroria e posaçme nuk ishte dakord me kërkesën e mbrojtjes duke kërkuar vijimin e masës, teksa pas vendimit të GJKKO, SPAK do të ushtrojë ankim në Apelin e Posaçëm.
Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.
Skandali doli në pah gjatë muajit Shtator të 2024 pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Tiranës dhe më pas SPAK-ut, teksa dosja kaloi për kompetencë dhe u urdhëruan arrestimet. Në fillim të Tetorit, GJKKO dha masat për të gjithë të dyshuarit, kurse hetimet po vijojnë.
Nën hetim dhe akuzë me masa të ndryshme janë edhe 7 mjekë dhe një biznesmen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor