82% e shqiptarëve kanë një shtëpi të tyren, Berati kryeson, Tirana 16% me qira

11 Nëntor 2024 | 18:41

Rreth 82% e familjeve shqiptare kanë në pronësi banesën ku jetojnë. Në krye është Berati, aty ku 91% e njësive ekonomike familjare kanë në pronësi një banesë, pasuar nga Gjirokastra dhe Fieri.

“Prona ka një koncept të shenjtë dhe ende vijon ideja që prona është diçka e shenjtë. Të jep siguri, qetësi, komoditet për vazhdimësinë, por mbi të gjitha ne ende nuk kemi një shtet social, i cili na garanton politika strehimi apo punësimi, që ne të investojmë në investime të tjera”, thotë Orgest Beti, konsulent imobiliar.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë të familjeve që jetojnë me qira me 16%, ndërkohë familje pronare në Tiranë janë 76%. Investitorët më të mëdhenj janë emigrantët, të cilët ndër vite kanë kontribuar që prindërit e tyre apo dhe familjarët të kenë të sigurt një banesë pavarësisht rrethanave.

“Në vendet e tjera duhet të kuptojmë që ata e kanë shumë larg punën, pra nuk mund të qëndrojnë në një apartament dhe më pas punën ta kenë shumë larg. Në Shqipëri distancat i kemi të afërta dhe kur blen një apartament, pozicionohet aty dhe ndërton të ardhmen për vete dhe fëmijët e tu”, shprehet konsulenti imobiliar.

Në Europë, Shqipëria është vendi i dytë pas Maqedonisë së Veriut për përqindjen më të lartë të popullsisë që ka në pronësi një banese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026