Gjirokastër| Efektet negative të turizmit, kërkesat për shtëpi ditore rrisin qiratë

9 Nëntor 2024 | 16:08

Në qytetin e Gjirokastrës çmimet e qirave të banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme, e cila shkon deri në 30% në zona të ndryshme të qytetit. Rritja e qirave ka sjellë probleme kryesisht për studentët dhe familjet me probleme ekonomike që tashmë paguajnë kosto me të larta për banim.

Agjentë imobilarë shprehen se shkak i rritjes së qirave janë kërkesat e shtuara nga turistët për akomodim.

 “Kemi bllokim të shtëpive me qera  dhe kjo ndikon tek turizmi  sepse shumica e apartamenteve janë kthyer  në BI&BI” ,- tha Ekaterina Puqe, agjente imobilare.

“Për shumicën e studentëve ka qenë e papërballueshme  por edhe për një kategori  familjarësh  është i papërballueshëm çmimi sepse çmimet janë rritur ndjeshëm këtë vit”, shtoi ajo.

Zonat më të shtrenjta përsa i përket qirave në Gjirokastër janë pjesa historike si dhe zona e “18 Shtatorit” ku vlera e qirave mujore sipas sipërfaqes varion nga 15 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.

 “Zonat më të shtrenjta në qytet janë zona muzeale dhe “18 Shtatori” këto dy zona janë momentalisht  më të preferuarat  nga qiramarrësit. Çmimet e 1+1 variojnë nga 15 mijë lekë  të reja deri në 18 mijë lekë, 20 mijë lekë të reja, 2+1 variojnë  rreth 25 mijë lekë”, tha Ekaterina Puqe, agjente imobilare

Kërkesat e shtuara nga sektori i turizmit në Gjirokastër po ndikojnë gjithashtu në rritjen e çmimeve për blerjen e banesave të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026