Ilir Beqaj shkon në Kuvend me pranga në duar, pritet të dëshmojë për “Sterilizimin”

12 Nëntor 2024 | 10:34

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në Kuvend me pranga në duar. Ai pritet të dëshmojë në komisionin hetimor të Shëndetësisë për çështjen e koncesioneve të sterilizimit.

Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje: në dosjen e sterilizimit dhe në atë për abuzim me fondet e SASPAK.

Për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, por me nisjen e hetimit për dosjen e dytë ai u arrestua dhe po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Kujtojmë se hetimit parlamentar i mbaron afati të ditën e enjte, por demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit.

Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore u thirr gjithashtu për të dëshmuar. Ai dha dëshminë e tij ditën e djeshme ku për 5 orë qendroi në komisionin e shëndetësisë.

I ardhur gjithashtu me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj.

Koncensioni 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë u firmos në 2015 dhe iu dha nga ministria e Shëndetësisë kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026