“Meloni nuk tërhiqet”, deputeti italian: Do vijojmë marrëveshjen për emigrantët

12 Nëntor 2024 | 15:29

Gjykata e Romës vendosi një ditë më parë pezullimin e qëndrimit në qendrën e Gjadrit për 7 emigrantët e ardhur disa ditë më parë në vendin tonë, të cilët menjëherë pas këtij vendimi u rikthyen në Itali.

Deputeti i partisë Vëllezërit e Italisë, Giangiacomo Calovini tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria italiane nuk do të tërhiqet nga marrëveshja që ka nënshkruar me qeverinë shqiptare për emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme.

“Në Itali sot jetojnë 5-6 mln emigrantë dhe ka Italia ka bërë në nivel evropian një thirrje për ta trajtuar çështjen migratore në Bruksel, pasi shumica e emigrantëve që mbërrijnë në Itali kërkojnë të shkojnë në vende të tjera evropiane. Meloni erdhi në pushtet duke u përpjekur t’i jepte një zgjidhje kësaj çështjeje që ka krijuar shumë probleme sa i takon sigurisë së kufijve kombëtarë. Për këtë arsye mes qeverisë Meloni dhe qeverisë Rama u nënshkrua një marrëveshje…Për një vend mik si Shqipëria që synon anëtarësimin në BE këto ditë u përball me disa vendime juridike. Ne do të vazhdojmë me rrugën tonë për të arritur konkretizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi,...
13:59 | 22/07/2026

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026