Brojës i duhet ende kohë, futbollisti vijon rikuperimin, pritet rikthimi në dhjetor
Rikthimi i tij në fushë pritej në muajin nëntor, e madje të ishte i grumbulluar me kombëtaren shqiptare për ndeshjet e Nations League, por Broja nuk është rikuperuar plotësisht.
Sulmuesi 23-vjeçar vijon përgatitjet individuale dhe në komunikim të vazhdueshëm me mjekët e Evertonit. Sipas mediave britanike, futbollistit do ti duhet ende kohë për të qenë gati, por tek skuadra nga Liverpool pritet me ngulm rikthimi i tij.
Më herët ishte përfolur se Broja do të ishte gati në mesin e muajit nëntor, por kjo gjë nuk ka ndodhur, ndërsa rikuperimi ecën me hapa të kënaqshëm. Tendina e akilit ishte një shqetësim për të dhe ndaj faza e rikuperimit do të marrë kohën e saj, me Brojën që do të kthehet në fushë në fillim të dhjetorit.
Lojtari do të marrë gradualisht ngarkesën e duhur, ku pritet që Evertoni të zhvillojë teste miqësore me 21-vjecarët, aty ku Broja do të marrë minutat e para. Nëse gjithçka shkon mirë, lojtari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Shon Dais. Ekipi ka nevojë për të pasi aktualisht renditet në vendin e 16-të në tabelë, 3 pikë larg zonës së ftohtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës