Ndeshja kundër Çekisë, kuqezinjtë besojnë te fitorja: E njohim mirë kundërshtarin
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë në prag të sfidës me Çekinë, e cila luhet të shtunën në Air Albania, në kuadër të Nations League. Një fitore në këtë duel do të rriste shanset për të marrë vendin e parë në grup, ndërsa një humbje mund ta bënte gjithçka thuajse të përfunduar.
Për të analizuar këtë përballje, në konferencën e radhës për shtyp ishin dy futbollistët Ylber Ramadani dhe Indrit Tuçi.
“I njoh mirë sepse kanë një stil loje që edhe ne e pamë në ndeshjen e parë. Janë fizikë, luajnë me topa të gjatë, do të bëjmë ç’është e mundur që t’i ndalojmë dhe të jemi më luftëtarë në topat e dytë. Ata kanë një sulmues të gjatë dhe duhet ta mbulojmë sa më mirë. Shpresoj që, ashtu si në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, t’i neutralizojmë, të bëjmë një ndeshje të njëjtë dhe të kënaqim tifozët”, tha Tuçi.
Mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani, beson se përballja në Tiranë do të jetë ndryshe nga ajo në Pragë, e humbur me rezultatin 2-0.
“Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por ne e dimë si ta menaxhojmë dhe e dimë si duhet të luajmë me Çekinë. Atje u mundëm nga duelet dhe topat e gjatë, por mendoj që këtu do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të futemi në fushë shumë seriozisht dhe ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur”, tha Ramadani.
Më tej, 28-vjeçari tregoi se çfarë duhet të ndryshojë në ekip.
“Mendoj që duhet të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”, deklaroi Ramadani.
Kuqezinjtë vijojnë stërvitjet me grupin e plotë dhe janë të përqendruar maksimalisht në ndeshjen me Çekinë që luhet mbrëmjen e së shtunës.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin