Shtyhet seanca e Kushtetueses për kundërshtimet e Kodit Zgjedhor

13 Nëntor 2024 | 16:28

Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar shtyrjen e seancës së Gjykatës Kushtetuese lidhur me kundërshtimet ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor. Seanca, e cila ishte planifikuar për t’u mbajtur më 26 nëntor, do të zhvillohet më 4 dhjetor 2024, ora 10:00.

Kërkesa për shtyrjen është paraqitur nga Kuvendi më 11 nëntor 2024, ku u kërkua jo vetëm ndryshimi i datës së seancës, por edhe më shumë kohë për të paraqitur argumentet e Kuvendit. Një ditë më vonë, më 12 nëntor, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën dhe vendosi ta pranojë. Seanca publike u shty për 4 dhjetor, ndërsa Kuvendit iu dha një afat për dorëzimin e parashtrimeve deri më 27 nëntor 2024.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë kontestuar nga disa subjekte politike dhe organizata, të cilat kërkojnë shfuqizimin e tyre. Në mesin e kërkuesve janë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,” organizata “Shqipëria Bëhet,” partia “Nisma Thurje,” si dhe deputetët Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, “Aleanca Demokracia e Re,” “Lëvizja Demokratike për Ndryshim,” “Partia Kombëtare Konservatore Albania,” “Bashkimi Demokristian Shqiptar,” dhe “Ora e Shqipërisë.”

Në kërkesat e tyre, këto grupe kanë kërkuar që gjykimi të jetë i shpejtë për shkak të kufizimeve kohore, duke pasur parasysh edhe afatet për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026