Kushtetuesja-Kuvendit: Pavarësia buxhetore, e rëndësishme për paanshmërinë tonë

13 Nëntor 2024 | 13:07

Gjatë paraqitjes së raportit për buxhetin e vitit 2025 përpara Komisionit për Çështjet Ligjore, përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese theksuan se pavarësia buxhetore është një komponent thelbësor për të garantuar funksionimin e saj të pavarur dhe të paanshëm, në mbrojtje të Kushtetutës.

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, theksoi rëndësinë e pavarësisë financiare për këtë institucion. Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese, si një nga institucionet kyçe të shtetit të së drejtës, ka nevojë për një pavarësi të plotë jo vetëm në vendimet e saj juridike, por edhe në burimet financiare, për të shmangur çdo mundësi ndikimi ose presioni nga pushtetet e tjera.

Në fjalën e tij, Papandile u shpreh se nga takimet me kolegë të Gjykatave Kushtetuese të vendeve evropiane dhe jo vetëm, është vënë re se qeveritë dhe parlamentet e tyre nuk e diskutojnë asnjëherë kërkesat buxhetore të Gjykatës, duke i pranuar ato si të bazuara në nevoja reale dhe të arsyeshme, të cilat nuk mund të ishin të paarsyeshme.

Për më tepër, përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese ndaloi kërkesat për vitin 2025, duke u fokusuar në dy shtyllat kryesore të buxhetit: fondin për paga dhe sigurime shoqërore, si dhe fondin për shpenzime operative.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se,...
10:21 | 28/07/2026

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026