Euronews Albania siguron pamjet ekskluzive nga vrasja e biznesmenit në Tiranë
Euronews Albania ka siguruar pamjet pak pas atentatit ndaj biznesmenit Eduart Reçi, i cili mbrëmjen e së mërkurës u qëllua në afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, viktima gjendet i vetëm, jashtë ambienteve të një pallati, i shtrirë përtokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Rrugën e Elbasanit, ku biznesmeni u qëllua teksa qëndronte pranë një lokali.
Reçi dyshohet se u qëllua nga distanca me pushkë, pasi kamerat nuk kanë arritur të filmojnë asnjë person t’i afrohet.
Biznesmeni i ndërtimit ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjteje në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Familjarët e tij pretendojnë se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve për Euronews Albania, Reçi ishte një biznesmen me origjinë nga Dibra dhe kishte ndërtuar disa pallate në kryeqytet.
Ai ka qenë gjithashtu një ish-punonjës i SHISH në vitin 1996.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale