Fitoi pafajësinë në Hagë, ish-komandanti i UÇK-së rrëfen përjetimet
Ish-komandanti i parë i liruar nga Haga, Shukri Buja, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania përjetimet e tij në përballjen me Gjykatën Speciale.
Buja theksoi se shpallja i pafajshëm nga gjykata ishte një gëzim i papërshkueshëm, pasi pastërtia e tij në luftën çlirimtare u vërtetua.
“Ishte nje gëzim i papërshkrueshëm, kjo për shkak të pastërisë e cila po vërtetohej nga një gjykatë e krijuar nga Parlamenti i Kosovës. Kanë pushuar të gjitha hetimet dhe nuk mund të ketë më ngritje akuze për krime lufte”, tha Buja.
Ish-komandanti apeloi që të lirohen dhe ish-drejtuesit e tjerë të të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Ai tha se lufta e shqiptarëve ishte një luftë e drejtë për çlirimin e vendit dhe jo një luftë për pushtet.
“Kemi qenë në ankth se a do të vërtetohet se ne kemi bërë luftë çlirimtare. Bashkëudhëtarët e mi nuk kanë pse qëndrojnë të burgosur më atje. Jemi të interesuar të përfundojë procesi dhe të shpallen të pafajshëm, duke pushuar akuzat e pakuptimta. Nuk kemi bërë luftë për pushtet apo ideologjike por luftë çlirimtare”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet