95 mijë diabetikë në Shqipëri, Toti: 20% kanë diabet por nuk e dinë
Mbi 4 mijë raste të reja me diabet janë zbuluar përgjatë vitit 2023. E njohur si sëmundja e heshtur, për mjeket endokrinolog, problem mbeten ata që nuk trajtohen, pasi nuk e dinë se vuajnë prej tij.
“Mbi 95 mijë persona të njohur me diabet dhe vetëm në rrethin e Tiranës ne kemi mbi 30 mijë persona me diabet. Rreth 20% na rezulton që janë me diabet dhe nuk e dinë”, tha Florian Toti, kryetar i Shoqatës së Personave me Diabet.
Personat me histori familjare, obezët dhe ata që bëjnë jetë sedentare pa aktivitet fizik janë më të predispozuar për tu prekur nga diabeti por, cilat janë shenjat që e paralajmërojnë.
“Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rënia në peshë pavarësisht se oreksi vazhdon të jetë njëlloj ose i shtuar. Në këto mosha që mund të jenë të rinj por dhe fëmijë duhet të bëhet një matje glicemie, nëpërmjet të cilës zbulojmë kemi apo jo diabet. Mbi 40 dhe 30 vjeç, do thosha kjo është me e zbehtë dhe duhet parë anamneza familjare”, shprehet Toti.
E pranishme në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e vuri theksin tek parandalimi dhe kapja në kohë e sëmundjes.
“Mjaft qytetarë të cilët kanë bërë kontrollin mjekësor bazë dhe kanë parë që janë prediabetik duke bërë një stil jetese të shëndetshëm kanë eliminuar shfaqjen e diabetit”, tha zv/ministrja.
Nga ana tjetër Toti kërkoi që kontrolli mjekësor bazë të shtrihet përtej moshës 70 vjeç, pasi shumica e kësaj grupmoshe mund të jenë të prekur nga diabeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës