Caktohet data për mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të RMV
Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për mbledhjen e përbashkët, përveç që ka njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 18 nëntor 2024.
Ndërsa, mësohet se aty pritet të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi.
Në shtator të vitit 2021, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë kanë mbajtur mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Në Shkup, dy kabinetet qeveritare patën nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat u konsideruan të rëndësishme për bashkëpunim në shumë fusha.
Mikpritësi i takimit në atë kohë ka qenë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng