Në kërkim nga autoritetet e Kosovës, arrestohet në Elbasan narkotrafikanti 34-vjeçar
Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar këtë të premte në qytetin e Elbasanit. I dyshuari u ndalua me qëllim ekstradimin, pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 30 tetor 2024.
Shtetasi, i identifikuar si E. E., 34 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprat penale të “Kultivimit të bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge,” në përputhje me nenet përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe shkëmbimit të të dhënave ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese të Kosovës. 34-vjeçari u kap në fshatin Papër, Elbasan, dhe tani ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Kosovës.
Autoritetet shqiptare dhe kosovare po vazhdojnë bashkëpunimin për përfundimin e këtij procesi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kishin krijuar një grup për shitjen me pakicë të kanabisit, arrestohen adoleshentët
- Po transportonin 8,2 kg kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona