BSH: Të rishikohet skema e pensioneve, sistemi aktual rrezikon financat
Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e sistemit të pensioneve. Ajo sugjeron që skema e re të jetë afatgjatë dhe të krijojë mundësi për skema të tjera.
Banka e Shqipërisë përsërit thirrjen për rishikimin e skemës së pensioneve. Ajo sugjeron që ligji i ri të marrë në konsideratë strukturën e popullsisë dhe të nxisë skema të tjera.
“Në gjykimin tonë rishikimi i parametrave të skemës duhet të garantojë një qëndrueshmëri afatgjatë, me një ndikim sa më të vogël në buxhet. Po ashtu, sugjerojmë që rishikimi i parë i skemës (me kontribute të detyrueshme) duhet të bëhet paralelisht me masa plotësuese për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë”, deklaroi Luljeta Minxhozi, zëvendësguvernatorja e Bankës Qendrore.
Po për sistemin e pensioneve, Banka Qendrore tha se është e nevojshme të merret në analizë edhe informaliteti i pagave në vend.
“Ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë përpara se të eksplorohen parametrat e rinj të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që të mos devijojnë parametrat e skemës së re”, deklaroi Erald themeli, drejtor i politikës monetare në BSH.
Këto sugjerime u bënë në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa vetë qeveria ka lajmëruar ndryshime ligjore, përfshirë edhe një premtim për rritjen e konsiderueshme të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme