Berisha për protestën te Parlamenti: Qëllimi ynë, miratimi i minimumit jetik 200 €
Vetëm disa ditë para protestës së radhës së PD, që këtë herë do të zhvillohet përpara Parlamentit në një kohë që brenda në seancën plenare do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025, Sali Berisha deklaron se kjo protestë do të ketë një qëllim kryesor.
“Do të ketë mobilitet, brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik, 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, apo që nuk merr asgjë”,u shpreh Sali Berisha.
Gjatë konferencës për gazetarët, Sali Berisha deklaroi se përveç minimumit jetik, një tjetër shqetësim kritik për opozitën është edhe gjendja e biznesit në Shqipëri, që sipas tij po vuan politika e gabuara fiskale që ka ndjekur qeveria.
“Shqetësimi ynë i dytë shumë i madh është gjendja e biznesit në Shqipëri, në të cilën dora e zezë e qeverisë ndërhyn në mënyrë të egër. Shqipëria është i vetmi vend në planet në të cilin gjatë 11 viteve, sistemi ligjor tatimor ka pësuar 60 ndryshime, gjë që hedh në erë çdo siguri juridike për investitorët në Shqipëri”,-tha Berisha.
Gjatë kësaj dalje, kryedemokrati ka theksuar edhe një herë tjetër rëndësinë që drejtuesit e PD do duhet t’i kushtojnë rrjeteve sociale për të komunikuar me qytetarët, e sidomos me votuesit e diasporës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West