“Sekretari i ri amerikan, lajm i mirë për Kosovën”, ish-ambasadori zbulon arsyen
Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump për të vendosur Marco Rubion si sekretar shteti të administratës së tij.
Ai tha se kjo zgjedhje është lajm i mirë për shqiptarët, pasi sipas tij Rubio e njeh mirë situatën e Ballkanit dhe ka qenë mjaft pozitiv për pozicionin e Kosovës në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur.
“Është njohës i mirë i situatës së Amerikës në botë. Kjo e bën këtë figurë shumë të rëndësishëm për presidentin Trump, pasi ai ka në tavolinë “shumë patate të nxehta” dhe një ndihmës i tillë i duhet patjetër.
Gjithashtu, lajm i mirë për ne, është se Marco Rubio, e njeh mjaft mirë situatën në Ballkan. Ai ka qenë mjaft pozitiv lidhur me pozicionin e Kosovës në gjithë këto zhvillime. Shpresojmë shumë që një njohuri e tillë të vlejë edhe si proces promovimi i dialogut tashmë të bllokuar Kosovë-Serbi”, tha ish-ambasadori Lika.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan