Fyerjet raciste dhe ofendime ndaj dardanëve, çfarë ndodhi në ndeshjen Romani-Kosovë
Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar dardanëve në minutat shtesë nga tifozët rumunë ndërsa rezultati ishte 0:0 dhe vendimi final do të merret nga UEFA gjatë ditëve në vijim.
Futbollistët e kombëtares së Kosovës braktisën “Arena Kombëtare” në Bukuresht pas brohoritjeve ofenduese e raciste të tifozëve vendës drejtuar dardanëve, madje situata u acarua pas një debati midis Denis Alibec dhe Amir Rrahmani.
Episodi përfundoi me futbollistët e Kosovës duke ecur jashtë fushës në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ata nuk pranuan të kthehen.
Pas ndërprerjes që zgjati më shumë se një orë, në fushë u rikthyen vetëm futbollistët rumunë dhe gjyqtari danez Morten Krogh përfundimisht ndërpreu takimin, pasi dardanët refuzuan të kthehen për shkak të fyerjeve raciste.
Pas konferencës për media, ku morën pjesë përzgjedhësi Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani, lojtarët e tjerë të ekipit prisnin në korridor. Gjatë kësaj kohe, një zyrtar rumun, me leje për të hyrë kudo në stadium, provokoi Edon Zhegrovën me sjellje të papërshtatshme.
Edhe pasi doli nga dhoma e konferencës, ai vazhdoi me të njëjtin qëndrim. Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Taulant Hodaj dhe menaxheri i ekipit, Bajram Shala. Ndërkohë, Edon Zhegrova qëndroi pranë presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Nuk mund t’i drejtohesh lojtarëve tanë në atë mënyrë,” tha Bajram Shala, duke mbrojtur ekipin dhe duke kundërshtuar sjelljen e zyrtarit rumun.
Kosova dominoi ndeshjen, me 17 goditje në krahasim me katër nga nikoqirët duke kërkuar fitoren për t’u kualifikuar direkt në grupin 1 Liga C dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë grupin e njëjtë edhe edicionin e ardhshëm.
Kosova pret si vendës në ndeshjen e fundit të grupit Lituaninë në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme