Ndalohet vëllai i ish-deputetit, dhunoi familjen në Nikël pas sherrit për kanalin

16 Nëntor 2024 | 13:37

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, është ndaluar nga polica këtë të shtunë.

Burime bëjnë me dije se Rraja është shoqëruar në polic pasi disa ditë më parë ka dhunuar anëtarët e familjes Caca në Nikël, pas një konflikti për një kanal.

Pas denoncimit në polici nga ana e familjes në Nikël, Flamur Rraja u shpall në kërkim.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se në konkludim me prokurorin, Rraja, u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.”, thuhet në njoftimin e policisë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026