Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së kokainës
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati ka zbardhur detaje nga megaoperacioni i SPAK ku në pranga kanë rënë 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latinë, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.
“Në të dyja rastet e ngarkesave me lëkurën e kafshëve që janë importuar në Shqipëri, SPAK ka qenë në dijeni në plotë, qoftë në ngarkesën e parë në muajin shtator por dhe në nëntor, pak ditë më parë. Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogramw kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi. SPAK në bashkëpunim me autoritetet e huaja i ka lënë qëllimisht ngarkesat të futen në vend për të parë ku do të shkarkoheshin dhe mbërritja e tyre përkon me ardhjen në Shqipëri dhe të ekspertëve kolumbianë e nga Venezuela” tha Eni Ferhati.
Sipas gazetarit, SPAK po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë, që mund të jenë pjesë e grupit si të dërguar në vendet e Amerikës Latine për të organizuar nisjen dhe bërë pagesat e drogës, kompanitë që janë përdorur etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West