Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen “kokë më kokë” dy automjete
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd paraditen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsit të fshatit Xibrakë.
Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të drejtueses së mjetit tip “Kia”, e cila po udhëtonte me shpejtësi të lartë, mund të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti.
Burime të afërta me hetimet sugjerojnë se drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timonin dhe është përplasur me automjetin Benz që lëvizte në sens të kundërt. Përveç dëmeve të mëdha materiale, ka pasur bllokime të trafikut për një kohë të shkurtër.
Policia ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit, duke marrë në pyetje personat e përfshirë dhe duke analizuar mundësinë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West