Diskutimet për buxhetin, Berisha: Do 5-fishojmë fondin për pensionet
18 Nëntor 2024 |
13:08
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi amendimet e grupit parlament të PD për buxhetin. Berisha tha se kryeamendamenti do jetë minimumi jetik prej 200 eurosh.
Amendimet e PD për buxhetin
- Rritja e pensioneve dhe pesëfishimin e fondit për rritjen e tyre, pra nga 16 mln euro në 80 mln euro.
- Trefishimi i fondeve për të përndjekurit politikë, (nga 1.2 miliardë leke në 4.2 miliardë lekë).
- Rritja me 1% të PBB-se të buxhetit të arsimit (dhe rritje graduale me 1% çdo vit derisa të arrijë në shifrën 5 për qind).
- Rritja me 1% te PBB-se të buxhetit të shëndetësisë (rritje graduale me 1% çdo vit gjer në shifrën 5 për qind).
- Rritje me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë). Kanë hequr nga rimbursimi ilaçet jetike, sidomos për pensionistët dhe të tjerë.
- Pezullimi i menjëhershëm i të gjitha pagesave buxhetore për PPP-të në shëndetësi (përveç dializës).
- Rritja me 10% e pagave të gjithë administratës publike (përveç pagave të larta).
- Rritje me 20% të pagave të mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermierëve.
- Fondi për kërkimin shkencor rritet në 20 milionë euro.
- Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë me një shtesë prej 130 milionë euro.
- Mbështetje e prodhimit vendas me 50 mln euro.
- Katërfishim i subvencionit për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë, nga 30 në 120 mln euro.
- Rritja jo më pak se 15 mln euro shtesë fondeve për Spitalin Onkologjik duke vendosur 10 për qind të akcizës.
- Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore dhe vendore (pa cenuar shpenzimet jetike, të sigurisë dhe vendimet gjyqësore të formës së prerë).
- Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.
Lajme të Sugjeruara
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk