“Shkolla në dijeni të sherrit”, gazetari: Familja e 14-vjeçarit do largohej në SHBA

18 Nëntor 2024 | 20:55

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati i ftuar në “Now” me Erla Mehillin foli mbi ngjarjen tragjike në Tiranë ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar, pas sherrit me bashkëmoshatarët e tij.

Ferhati ndër të tjera tha se oficeri i sigurisë në shkollë, mësueset dhe zyrtarë të tjerë ishin në dijeni të sherrit të adoleshentëve i cili kishte agravuar dhe sot, por në një moment ishte shuar për të mbërritur në momentin tragjik të drekës ku palët iu rikthyen përplasjes.

“Shkolla ishte në dijeni të këtij sherri, oficeri i sigurisë mësueset dhe zyrtarët e tjerë. Sherri vijoi sot në pushim e gjatë por u arrit që të shuhej, policia nuk ka marrë informacion për konfliktin e parë. Arma ka përmbushur kriteret e mjeteve vrasëse dhe realisht kështu ndodhi. Edhe prindërit janë përgjegjës që si ka mundësi që nuk kanë informacion për problematikat e fëmijëve të tyre”, tha Ferhati.

Ferhati i shprehu ngushllime familajrëve të viktimës dhe tha se kishte informacione se familja e 14-vjeçarit do të largoheshin nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026