Ndeshja Shqipëri-Ukrainë, del formacioni i Kombëtares, jashtë Bajrami për Muçin
Kombëtarja do të zbresë në fushën e “Air Albania”, ku përballë është Ukraine ndërsa ka dalë dhe formacioni për ndeshjen e sotme.
Sylvinho ka surprizuar me rreshtimin duke ulur në stol Nedim Bajramin, teksa në vendin e tij ka aktivizuar Ernest Muçin. Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, duke lënë pas dëmtimin që mori me Çekinë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Më portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.
Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Ernest Muçi, Asani e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Mirlind Daku.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga një grup arbitrash portugez, me João Pinheiro si kryesor, Bruno Jesus dhe Luciano Maia në krahë, João Gonçalves si arbitër i katërt dhe Tiago Martins me André Narciso që do të asistojnë nga dhoma e VAR-it.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet